Kalaja: SPAK të thërrasë Ramën për mega-vjedhjen te Milot-Fier. Ja kush fshihet pas tenderit

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ishte i ftuar në Ora News, përballë gazetares Eneida Ndoci, ku foli mbi atë çfarë po ndodh me aksin rrugor Milot-Fier.

Sipas Kalasë, ky aks rrugor do tju kushtojë shumë shqiptarëve pasi do të jetë aksi rrugor më i shtrenjtë i ndërtuar ndonjëherë në vend.

“Besoj se fjala ime ka dalë, nga dalja ime e fundit në këtë studio, që nuk do të kishim një fitues edhe në datën 9 nëntor dhe ja ku jemi sot. Po kalon gati një javë dhe nuk kemi ende një fitues për Milot-Fier, një tender i paragjykuar që në krye të erës, një tender i argjendtë, një rrugë që do të shtrohej me ar. Nga 1,2 miliard euro që u tha fillimisht se do të kushtonte, ndërkohë kemi një shifër të re. Kryeministri Edi Rama, në mog gaboj më 21 tetor, ka thënë se rruga mund të kushtojë deri në 1.4 miliard euro. Dhe ja ku jemi sot, me një rrugë që do tju kushtojë shqiptarëve më shumë se çdo rrugë tjetër. Ndoshta po të mbledhësh disa rrugë bashkë nuk do kapnin kurrë shifrën e kësaj rruge”, tha Kalaja.

Më pas aktivisti foli edhe për firmën që qëndron pas këtij tenderi.

Sipas tij, bëhet fjalë për një kompani greke, e quajtur “Terna”.

“Kompaninë fituese e di vetëm Edi Rama, prandaj duhet bërë transparencë. Duhet të tregohet se a ka dorëzuar firma greke “Terna” një ofertë zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës? Sipas informacioneve që kam unë po. Por zoti Rama dhe qeveria e tij nuk kanë dalë për të na sqaruar se cilat janë ofertat cila do të jetë prespektiva e këtij tenderi 1.4 miliard euro?

Janë disa pyetje që i duhen drejtuar zotit Rama në këto momente:

Çfarë po fshihet pas Milot-Fier? Pse nuk del firma fituese? Cilat janë ofertat? Pse e gjithë kjo histori po mbahet mister?”, tha ndër të tjera Aulon Kalaja në intervistën e tij për Ora News.

Kalaja i bëri thirrje SPAK të veprojë duke thirrur edhe kryeministrin Edi Rama për të dëshmuar mbi atë që ai e quan “mega-vjedhje”.

SHKARKO APP