Kalendari i ndeshjeve Euro 2016, Shqipëria e nis me Zvicrën!

 

Kombëtarja e Shqipërisë u përzgjodh në Grupin A, bashkë me vendin organizator, Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Me ekipin e Zvicrës luajnë plot gjashtë lojtarë me kombësi shqiptare: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami dhe Blerim Xhemajli.

Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë pikërisht ndaj Zvicrës më 11 qershor. Ish sulmuesi i Francës, David Trezeguet përzgjodhi goglat gjatë shortit.

Ndeshja hapëse do të luhet të premten më 10 qershor në stadiumin “Saint Denis”: nga gjashtë grupet do të dalin 16 ekipe të kualifikuara për në 1/8-at e veprimtarisë, dy ekipet e para të çdo grupi dhe katër ekipet e treta më të mira. Nga data 25 qershor deri në 27 qershor do të luhet faza e 1/8-ave, nga 30 qershori deri më 3 korrik do të luhen çerekfinalet, më 6 dhe 7 korrik do të luhen gjysmëfinalet, të dielën më 10 korrik, gjithmonë nga “Saint-Denis” do të luhet finalja.  

Grupi A:  Franca,  Rumania,  SHQIPËRIA,  Zvicra

Kalendari i ndeshjeve: E premte, 10 Qershor: Francë – Rumani (21:00, “Stade de France”, Paris)

E shtunë,  11 Qershor: Shqipëri – Zvicër (15:00, “Stade Bollaert-Delelis”, Lens)

E mërkurë, 15 Qershor: Rumani – Zvicër (18:00, “Parc des Princes”, Paris)

E mërkurë, 15 Qershor: France – Albania (21:00, “Stade Velodrome”, Marsejë)

E diel, 19 Qershor: Rumani – Shqipëri (21:00, “Stade de Lyon”) E diel, 19 Qershor:

Zvicër – Francë (21:00, “Stade Pierre Mauroy”, Lille)

SHKARKO APP