Kalendari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike/ Kërkohet medalja historike, shpresat te Luiza Gega dhe mundja

Nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris do zhvillohen Lojërat Olimpike. Në këtë garë botërore, Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë, teksa do kërkohet medalja e parë e cila do ishte historike për vendin tonë.

Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.

Kurse 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

SHKARKO APP