Kalime të paligjshme në Rinas, në një vit 550 të proceduar
Vetëm vitin e shkuar, policia ka proceduar penalisht 550 persona të cilët kanë tentuar të kalojnë nga Rinasi në mënyrë të paligjshme apo sende të tjera si para të padeklaruara apo edhe armë zjarri që u janë kapur me vete.
Sipas burimeve mësohet se numri personave të proceduar për ata që kanë tentuar të kalojnë me dokumente të falsifikuara ka qenë në rritje nga viti në vit, e për pasojë edhe kontrollet kanë qenë edhe më të larta nga ana e policisë. Përgjatë vitit 2019, policia e Rinasit ka proceduar rreth 200 persona të cilët kanë tentuar të kalojnë me dokumente false drejt vendeve të BE-së, nga 41 raste që janë zbuluar në 2016-ën.
Policia ka arrestuar 5 persona, punonjës në aeroportin e Rinasit, të akuzuar për vjedhjet e bagazheve të pasagjerëve. Ndërkohë, vetëm në muajt e fundit të 2019-ës ka kontrollet ka rezultuar se 6 vajza janë tentuar të kalohen me dokumente false drejt vendeve të BE-së, duke bërë që policia të arrestojë trafikantët e tyre.