Kalimi i gabuar në rrugë, gjobiten 670 këmbësorë

Qytetarë të shumtë që nuk respektojnë vizat e bardha edhe pse ndodhen shumë pranë rrugës ku ata kalojnë. Policia Rrugore në të gjithë vendin vendosi në total 502.800 gjoba për shkelje të ndryshme, ku 670 prej tyre u vendosën ndaj këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ku numrin më të lartë e mban Tirana.

Të gjithë këmbësorët që deri më tani nuk kanë respektuar shenjat e qarkullimit rrugor duke mos kaluar në viza të bardha apo mbikalime, gjoba ka variuar nga 500 deri në 2 mijë lekë. Ndërsa me ndryshimet që pritet t’i bëhet Kodit Rrugor, gjoba do të variojë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë.

Çfarë mendojnë qytetarët për gjobat e këmbësorëve, në një kohë kur në sondazhin e Ministrisë së Brendshme rezulton se 90% e votuesve janë pro rritjes së masës administrative për shkelësit e rrugës.

“Patjetër duhet të gjobiten. Ne nuk respektojmë vizat e bardha, nuk flasim dot me lekët e reja dhe nxjerrim gjëra në trotuar, si pështymë, përveç pikave të tjera që ne nuk futemi dot tek evropianët duhet të jenë edhe këto. Gjoba të jetë 1 mijë lekë të vjetra”. “Në radhë të parë të gjobitet shoferi, se shoferi nuk i respekton vizat e bardha jo këmbësori. Gjoba për drejtuesit e mjeteve që lëvizin me celular të jetë sa më shumë më mirë, me celular t’i hiqet patenta. Për këmbësorët të ketë një gjobë të lehtë. Nëse vendoset 100 mijë lekë, pensionistët aq kanë pensionin si mund ta paguajnë?”. “Mendoj se duhet të gjobiten. Deri në 10 mijë lekë mund të jetë e përballueshme”.

SHKARKO APP