Kallëzim penal ndaj Andis Harasanit

 

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka kallëzuar penalisht ish-deputetin e PS-së, Andis Harasanin për për shkak të deklarimeve të rreme.

Pas kontrollit të ushtruar nga ILDKP, ka rezulatuar se Andis Harasani, për funksionet Drejtor i KESH (2003-2005) dhe Deputet i Kuvendit të Shqiperisë, për periudhën kohore (2005 – 2012) ka bërë deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 USD.

Swiss Digital Desktop Reklama

ILDKPKI ka depozituar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara dhe i ka kërkuar Prokurorisë që hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ekzistojnë veprave të tjera penale të kryera nga Harasani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?