Kallëzimi i Fredi Belerit, Jorgo Goro paraqitet në SPAK

Kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, Jorgo Goro, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit.

Mësohet se Goro është paraqitur në SPAK pas kallëzimit të Fredi Belerit, për abuzimet e konstatuara nga KLSH-ja në periudhën 2019 -2021 kur ky institucion drejtohej nga Jorgo Goro.

Kujtojmë që Goro humbi zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Himarës, por ai vijon të jetë në detyrë për shkak se rivali i tij fitues, Fredi Beleri, është arrestuar dhe po hetohet për korrupsion zgjedhor.

Jorgo Goro u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të vitit 2011.

SHKARKO APP