Kallëzimi në SPAK, Spiropali-PD: Ne shkojmë tek qytetarët, jo ata tek ne

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas kallëzimit në SPKA nga ana e Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spiropali i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, duke thënë se PD i ka denoncuar në SPAK sepse PS takon njerëz në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja thotë në reagimin e saj se PS shkon pranë qytetarëve, ndërsa anëtarët e PD presin që qytetarët të shkojnë tek ata.

Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë. O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent”,-shkruan Spiropali.

Ditën e djeshme Bardhi kallëzoi në SPAK qeveritarët dhe drejtuesit lokalë pas vendimit të KQZ për të ndaluar 4 muaj para zgjedhjeve publikimin dhe përdorimin e një sërë aktivitetesh për qëllime elektorale. PD i akuzon për “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

SHKARKO APP