Kallëzohet penalisht kreu i Shoqatës së Jetimëve

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bëjnë të ditur se shtetasi 62-vjeçari Ndoc Lucaj, dyshohet se ka djegur në zyrë dokumentacionin e inventarit dhe disa pako me ndihma.

“Më datë 21.11.2014, filloi procedimi penal ndaj shtetasit shtetasin Ndoc Lucaj,vjeç 62, banues në Balldre, Lezhë, me detyrë Kryetar i Shoqatës së Jetimëve Lezhë, pasi dyshohet të jetë autor i djegies së Zyrës së Jetimëve në ora 13.00, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati katër katësh, në lagjen “Beslidhja” Lezhë, ku janë djegur dokumentacioni i inventarit dhe disa pako me ndihma. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Lezhë, për veprën penale të “Shkatërrim prone me zjarr”, neni 151 i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?