Kallëzoi djalin se e dhunonte, nëna bëhet pishman: Dua ta nxjerr, po s’më dëgjon prokurori (Video)

Nëna e 33 vjeçarit Yrgest Shala i cili prej muajsh ndodhet në burgun e Fierit ka folur për Fax News se si drejtësia është duke munguar në zgjidhjen e rastit të të birit.

Ajo ka rrëfyer se si një konflikt familjare me babain e tij Agim Shala, gjykata e ka bërë djalin e saj 33-vjeçar me faj për dhunë në familje.

Nëna e tij sot apelon për drejtësi ku ligji të jetë i barabartë teksa kërkon që çështja të shqyrtohet pasi  Yrgesti po mbahet në burg sipas saj për një akuzë të rreme. Megjithatë e moshuara pranon se djali ka ushtruar dhunë dhe ndaj saj, por ajo e ka falur.

“Djalit i japin kokrra e trajtojnë si të çmendur, e kanë izoluar në burg”, shprehet e ëma e Yrgestit.

“Kallëzim ndaj djalit kam bërë dhe unë, ja kam falur”, shprehet nëna e trishtuar.

I burgosur per dhune ne familje, e ema kerkon ndihme

SHKARKO APP