Kallzim penal për Fredo Berberin

 

Kryetari aktual i Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, është kallëzuar penalisht në prokurorinë e rrethit për pengim të procesit zgjedhor në këtë bashki si dhe për shpërdorim detyre.

Kallëzimi penal u regjistrua paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës:

Kallëzimi penal është regjistruar bazuar në nenet 283 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 248 të Kodit Penal, lidhur me nenet 52 dhe 56 të Kodit Zgjedhor.

Duke qenë se bëhet fjalë për një ngjarje që ka lidhje me zgjedhjet, ne e kemi regjistruar kallëzimin me precedencë dhe kemi nisur menjëherë hetimet”, thanë burimet e Prokurorisë së Vlorës.

SHKARKO APP