Kallzimet ndaj magjistratëve – 2,700 denoncime në drejtim të gjyqtarëve e prokurorëve në 18 muaj pranë KPK

Ndërsa muajt e fundit të vitit kanë shënuar një rënie të ritmeve të Vetting-ut, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me denoncimet e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.  Në fund të marsit të këtij viti, numri total i denoncimeve nga qytetarët pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka arritur në 2.700.  Scan ka zbardhur të dhënat e regjistrit të denoncimeve të Komisionit të Pavarur të kualifikimit, sipas të cilit, për periudhën janar, shkurt, mars,  janë depozituar përkatësisht 153,  184 dhe 142  kallëzime nga qytetarët.

Komisioni fton prej kohësh të gjithë qytetarët të paraqesin pranë tij çdo dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve. Disa prej denoncimeve kanë luajtur edhe rol kyç në vendimet e trupave gjykuese, siç qe edhe rasti i një gjyqtari që kishte kërcënuar përmes mesazheve telefonike një qytetare, e cila konkurronte për një vend pune me bashkëshorten e tij.

Vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranon se ka pasur denoncime të vlefshme, të cilat u kanë ardhur në ndihmë trupave gjykuese, ndërkohë që çdo denoncim i  bashkëlidhet  dosjes së subjektit të rivlerësimit, të cilit i takon denoncimi dhe është trupa gjykuese që, në zbatim të ligjit,  shqyrton dhe vendos për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?