Kalo: Mos dëgjoni “përrallëzat” se Covid-19 është pjellë e betejës politike Rama-Basha
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19.
Ai apelon qytetarët që të ruajnë higjenën dhe të respektojnë distancimin fizik sepse ka ende udhë për të bërë në sfidën e imponuar nga Covid-19.
Gjithashtu Kalo tha thotë që qytetarët të mos dëgjojnë “përrallëzat” se Covid-19 është pjellë e betejës politike Rama-Basha por ta marrin seriozisht këtë virus pasi nuk mund të bëhet shaka.
Postimi i plotë
”Kohë kovidiane….. kemi udhë ende të gjatë për të bërë në sfidën tonë të imponuar prej Sars-Cov2/Covid-19, ndaj PËRKUJDESI kundrejt vetes dhe të tjerëve KURRË të mos nënvlerësohet…. Në fotot e mëposhtëme është përmbledhur ditë-puna e sotme, 20.06.2020…Nisja dhe kthimi në shtëpi me linjën e Unazës për Personelin Mjeksor…Vizita e mëngjesit në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, Covid-1, në QSUT “Nënën Tereza” me praninë e dy Luljetave të Turnit të parë në Pavjonin e parë Luljeta Ramaj dhe Lujeta Çakallozi, diskutimi i rasteve në dhomën e mjekëve si dhe pak momente pushimi me Prof. Dhimtër Krajën dhe Administratoren tonë të palodhur Silvana Saqellarin…
Lajtmotivi ynë i përditshëm mbetet puna, përkushtimi dhe profesionalizmi për të sëmurët me Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm….Këto ditë po tregojnë se mjaft shpejt ne mundet të humbasim gjithshka që fituam, me shumë dhimbje e sakrifica në ato javë kuarantine….Shkrehja e përkujdesit është e pajustifikueshme për të gjithë NE “il poppolo Albanese”, por kjo shkrehje është më e pajustifkueshme veçanërisht për personelin mjeksor…..Rreziku i infektimit për ta është shumë i lartë në mjediet e tyre të punës, por ato/ata mundet të bëhen njëkohësisht edhe burim infeksioni gjatë ushtrimit të detyrës së tyre fisnike… infeksioni është dhe do të jetë i pranishëm ende për shumë kohë, ndaj mos dëgjoni “përrallëzat” se Sars-C-v2/Covid-19 është pjellë e luftës politike globale apo e betejës politike Rama-Basha….për pak sensibilizim shihni me shumë kujdes disa imazhe skanerike të të sëmurëve, që të bindeni se nuku bëhet shaka me këtë virus sëmundje-shkaktues si dhe jetë-marrës…..
Kurrë nuku është vonë për të nxënë nga ndonjë gabim i yni….E ritheksoj me shumë bindje se me mirëbesim, me mirëkuptim, me durim dhe me përkushtim, ne me siguri do ja dalim mbanë në sfidën tonë ndaj Sars-Cov2/Covid-19…. fundjavë të paqtë miq e dashamirës kudo që Ju frymoni në këto çaste, por vetëm e vetëm higjenikisht shëndetshëm si dhe me distancim fizik….Shqipëria e ka të domozdoshme secilin prej nesh!!!”