Kaloi Covid-19, Kreu i Dhomës së Tregtisë bën thirrje për kujdes ndaj virusit. Apel shtetit: Masat e shtuara, kosto për biznesin

2 javë pasi kaloi një eksperiencë të vështirë në spital dhe në shtëpi, i prekur nga Covid 19 kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, iu bën apel gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes për të parandaluar infeksionin me këtë virus

“Si njeri që e përjetova dhe kalova këtë virus të kemi kujdes dhe të respektojmë veten dhe njëri tjetrin dhe të kemi më shumë besim tek stafi mjeksorë të cilët po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme për ta përballuar me sukses këtë provë.” -tha Jaka.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia qeveria ka vendosur një protokoll të rreptë sanitar për tu zbatuar nga bizneset. Jaka thotë se zbatimi i tij ka një kosto për biznesin dhe analiza e përballimit të tyre nga sipërmarrja do të trajtohet nëpërmjet një platforme qe do t’i paraqitet qeverisë.

“Zbatimi i protokollit ka edhe një kosto dhe kjo është ajo cfarë ne po mendojmë për të trajtuar me qeverinë për të parë me shume kujdes se kush do I përballoj kostot dhe humbjet që shkakton protokolli, kështu që një analizë e hollësishme do bëhet pas një periudhe 3 mujore në mënyrë që të dalin edhe kostot evidednte se kush janë.” -tha ai

Jaka pohon se nëse do të rikthehen masat shtrënguese pasojat për ekonominë do të ishin të rënda.

“Të jemi të kujdesshëm dhe mos të provokojmë masat shtrënguese në mënyrë që ekonomia shqiptare të filloj dhe të ketë rritjen e saj dhe kthimin e saj në normalitet ëhstë momenti që ne duhet të performojnë ndryshe sepse pasojat e covidi janë jashtëzakonsith të rënda për ekonominë tonë dhe një ekonomi e brishtëe e ka të pamundur që të mbaj këto pasoja nqs ne nuk reagojmë shpejt për të dal nga kjo situatë.”-theksoi Jaka.

Për t’i ardhur në ndihmë bizesit deri më tani qeveria ka hartuar dy paketa ndihme të cilat janë orientuar më shumë në mbështetjen financiare të punëtorëve dhe familjeve në nevojë dhe dy garanci sovrane për paga dhe kapital pune.

Kaloi Covid-19,Jaka thirrje për kujdes ndaj virusit.Apel shtetit:Masat e shtuara, kosto për biznesin

SHKARKO APP