Kalon në ”Vetting” prokurorja që hetoi blerjen e votave nga PS, ja për çfarë akuzohet

Këtë të premte, kreu i prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Kjo kërkesë vjen pasi janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.

Pjesë e këtij inspektimi kërkohet të jetë dhe veprimtaria drejtuese e drejtuesit të prokurorisë Rifat Kojku. Mehmetaj u bë e njohur për publikun në prill të këtij viti kur mori në dorë hetimin e shitblerjes së votës për kapjen në flagrancë të drejtorit Juridik i Bashkisë Bulqizë, Denis Xholi dhe një të afërmi të tij i identifikuar si Adnan Xholi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makina u bllokua nga kandidatët për deputetë dhe simpatizantët e PD-së në afërsi të Maqellarës. Gjatë kontrollit të makinës së tyre u gjetën 500 mijë lekë, broshura të kandidatit për deputet Melaim Damzi dhe një listë me emra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkeljet

Prokurorja akuzohet se ka zvarritur hetimet për një material procedues, duke mos kryer asnjë veprim për 6 muaj. Edhe ngarkesa e referuar për prokuroren Xhoana Mehmetaj, është nën mesataren e ngarkesës vjetore të prokurorëve të kësaj prokurorie.

“Nga ana e Drejtorisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në datë 26.01.2021, janë paraqitur pranë Prokurorit të Përgjithshëm, disa konstatime në lidhje me këtë material procedues. Këto konstatime kanë të bëjnë me moskryerjen e asnjë veprimi procedural nga ana e prokurores Xhoana Mehmetaj, për një kohë të gjatë në lidhje me këtë procedim penal. Konkretisht Prokuroria e rrethit Gjyqësor Mat i ka kaluar aktet e këtij kallëzimi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, më datë 30.06.2020. Këto akte kanë mbërritur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër më datë 10.07.2020, kohë kur është regjistruar në këtë prokurori me Nr.421, datë 10.07.2010.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, nuk ka kryer asnjë veprim që prej kësaj date e deri më datën 14.01.2021, kohë kur ka disponuar me kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencën. Pra, rezulton se për rreth gjashtë muaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka mbajtur materialin pa asnjë veprim, aq më tepër që procedimi ne fjalë ka natyrë proaktive dhe ka kërkuar kryerjen e veprimeve hetimore urgjente për dokumentimin e fakteve të pretenduara. Një vonesë e tillë mund të sjell pamundësinë e dokumentimit të këtij fakti penal.

Nga ky konstatim dhe nga analiza e të dhënave statistikore të dala nga ky raport, dilet në përfundimin se ngarkesa e referuar për prokuroren Xhoana Mehmetaj, është nën mesataren e ngarkesës vjetore të prokurorëve të kësaj prokurorie. Konkretisht prokurorja Xhoana Mehmetaj, ka përfunduar 52 procedime penale kundrejt një numri 3 herë më të madh të procedimeve të përfunduara nga dy prokurorët e tjerë të kësaj prokurorie”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?