Kalon Vetting-un. KPK konfirmon në detyrë prokurorin Ludovik Dodaj
Kalon vettingun një tjetër prokuror. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Ludovik Dodaj. Trupi gjykues i drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Olsi Komici, bëri me dije gjetjet nga hetimi ndaj prokurorit të Apelit të Durrësit dhe anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ludovik Dodaj.
Komisioni tha se nga hetimi i thelluar Dodaj nuk kishte pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit. Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në fund të seancës dëgjimore ai kërkoi që të konfirmohej në detyrë. Seanca për vendimin u caktua më 8 qershor në orën 9.45.