Kaluan kamionin me drogë, pranga skanuesve të doganës

 

Dy punonjës të kompanisë "Rapiscan", kompania kjo që ka të drejtën e skanimit të mallrave në doganë, u ndaluan në lidhje me kalimin e kamionit me 1650 kg drogë.

Kështu, nga veprimet e para hetimore rezultoi se para se të kalonte në Portin e Durrësit, mjeti ishte skanuar nga shoqëria ”Rapiscan  S 2 Albania” që merret me skanimin e automjeteve në Portin e Durrësit.

Dy punonjësit, përgjegjës turni Fatjon Trezhnjeva 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Edmond Hysko 42 vjeç, banues në Tiranë "nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi, megjithëse gjatë skanimit është vërejtur qartë që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion  me tarag ACR  715 ka patur dy lloje ngarkesash”, informon policia e Durrësit.

Teksa shton se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë përgjegjës në trafikimin e kësaj lëndë narkotike.  

Dosja tashmë i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Shpërdorim detyre”parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

SHKARKO APP