“Kam ardhur të marr diplomë”, studiuesi tregon eksperiencën me studentin e masterit
Në ditët e sotme të gjithë të rinjtë duan që ta kenë një diplomë, pavarësisht aftësive të tyre.
Studiuesi Edmond Çata mendon se shumica e studentëve shqiptarë shkojnë në shkollë, thjesht sepse kanë moshën për të shkuar. Ai tregoi eksperiencën e tij personale me një student të masterit, i cili nga 15 javë frekuentoi mësimin vetëm 2 javët e fundit.
Edmond Çata: Studentët shqiptarë shkojnë në shkollë sepse janë në një moshë që duhet të shkojnë në shkollë. Ata me intuitën e tyre e dinë që ajo diploma apo ato dije që marrin i hyjnë pak ose aspak në punë.
Migen Qiraxhi: Dëshira e studentëve për të shkuar në shkollë për ne është lajm i mirë.
Edmond Çata: E kam patur eksperiencë personale, studenti i masterit shkencor, nga 15 javë erdhi vetëm dy javët e fundit. Kur unë i bëra “moral” e di çfarë ndodhi? Ndodhi ajo e pamendueshmja. Studenti tha hapur që unë kam ardhur për të marrë diplomë.
KOHA JONË SONDAZH

