“Kam dy vite që të dëgjoj nga krevati”, gruaja vë në siklet Ramën
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në sallën e hartave në Kryeministri me koordinatorë të bashkëqeverisjes.
Në këtë takim, një grua që iu dha fjala të fliste, ka qarë para të pranishmëve dhe shkaku ka qenë zgjidhja e problemit që sipas zonjës në fjalë, kishte lidhje me mosdhënien e ndihmës sociale, për shkak të një problem me sigurimet shoqërore.
“S’më jepej kempi për shkak të një problemi me sigurimet shoqërore.
Kam prej dy vitesh e gjysmë që ju dëgjoj nga krevati, nuk më besohet që jam këtu sot, dhe jam shumë e lumtur.
Kur me mori dje zonja në telefon po dridhesha, se dhe unë kaq e re nuk doja të mbetesha invalide. Faleminderit shumë.”- tha gruaja mes lotëve teksa Rama i hedh dorën në sup.
Shikoni videon në minutën e 18 të saj.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155897300331523/
KOHA JONË SONDAZH

