”Kam ikur nga Kuvendi”, Alibeaj: Nuk ka më sens lufta politike, fitoren e mori prapë Rama

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj nuk ishte në Kuvend, ku u votuan dekretet e presidentit për ndryshimet e reja në qeveri apo kryetaren e re të Kuvendit.

Për të lufta politike tashmë nuk ka sens pasi Rama siguroi dhe fitoren e radhës pasi bashkoi votat me opozitën për mbylljen e listave. Alibeaj nuk la pa komentuar dhe ndryshimet në qeveri, të cilat sipas tij u bënë pa transparencë dhe treguan edhe njëherë se deformimi i demokracisë në vendin tonë vijon.

“Jam larguar nga Kuvendi sepse është më mirë këtu se atje. Është një skenë e vështirë. Rama mori fitoren në tavolinë. Me papërgjegjshmëri shkarkoi disa ministra. Qeveria është e shqiptarëve dhe jo e Ramës. Opozita bashkoi votat me Ramën për të mbyllur listat. Nuk ka më sens lufta politike. Qeverinë ia ke dhënë Ramës. Rama nuk e ka pranuar të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave që në vitin 2012. Qeveria duhet të jetë në sytë dhe kontrollin e publikut. Çdo ndryshimi që i bëhet, publiku duhet të dije psenë. Kontrolli i parlamentit mbi qeverinë është asgjësuar dhe kështu vijon deformimi i demokracisë. Nuk jam aspak i surprizuar nga ndryshimet në qeveri”, tha Alibeaj në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?