”Kam pluhur në mushkëri”, Rama ”kërcënon” me pushim nga puna
Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në Has, nga ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Një nga punonjësit e minierave i tha Ramës se i janë hequr padrejtësisht një pjesë të parave që i takon të marrë pasi ka punuar për vite në minierë dhe ka pësuar një dëmtim.
”Në vitin 2015-2016 kam punuar në një firmë private. Jam takuar me zotin Klosi dhe me kordinatorin, ish-ministrin e shëndetësisë. Më ka dhënë një përgjigje jo të mirë. U miratua që do të kthehet diferenca. Unë shoh që nuk e pyesin shumë kryetarin e partisë”, u shpreh qytetari.
Kryeministri i premtoi punonjësit të bashkisë që rasti do të verifikohet dhe nëse i janë hequr padrejtësisht pjesa e parave që i takon, personi përgjegjës do të largohet nga puna.
”Ajo që duhet të bësh është ekzaktësisht të bësh atë që kanë bërë këto që janë këtu me mua. Sa të dalësh që këtu dërgoje kërkesën te “Shqipëria që duam” të marrësh atë që të takon. Ato që s’ta kanë dhënë, nëse të takon do ikin nga puna”, tha kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

