Kamera e “fshehtë”, Tahiri: Në verë zgjedhje. Në PS 21 kriminelë

Emisioni investigativ “STOP” në Tv Klan, ka publikuar mbrëmjen e së premtes një kamera të fshehtë në qendër të së cilës ka qenë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai ka zbuluar se brenda radhëve të socialistëve janë 21 persona me precedentë penalë.

Ndersa në PD sipas Tahirit, janë ende në kriminalizim e sipër.

Ai thotë se janë 10 deputetë që u është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane.

Më poshtë vjen një kamer “e fshehtë” nga Stop, por ministri ishte në dijeni të saj duke u bërë pjesë e një shakaje për “1 prill”.

Emisioni investigativ i televizonit Klan, STOP, ka futur në kurth gjysmën e portaleve shqiptare në të dyja anët e kufirit.

STOP ka publikuar këtë mbrëmje një kamera të fshehtë, ku protagonist i bisedës është ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka zbuluar se brenda radhëve të socialistëve janë 21 persona me precedentë penalë, të cilët i përkasin listës së inkriminuarve që gjenden në Parlamentin e Shqipërisë.

Ndërsa në Partinë Demokratike, po sipas Tahirit, janë ende në kriminalizim e sipër.

Gjatë kohës që Tahiri fliste, portalet nxituan të nxirrnin në kohë reale lajmin e bujshëm.

Gjithçka direkt, përveç fundit të emisionit, kur u tha edhe fjalia më e rëndësishme.

Ishte një shaka 1 prilli.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=dPuzIEW-YMs” width=”560″ height=”315″]
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=XnbwHlXIoho” width=”560″ height=”315″]
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=UKFIMZe_PvY” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP