Kamera e radarë në rrugët e qyteteve, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për më pak patrulla në rrugë

Ministri Taulant Balla ka njoftuar sot se po punohet në lidhje me një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara.

Balla ka zbuluar se kjo marrëveshje përfshin pajisjen me radarë dhe kamera të rrugëve, në përpjekje për të ulur numrin e efektivëve që patrullojnë në akset rrugore.

Ai shtoi se një nga objektivat kryesorë është kapja në kohë rekord e personave në kërkim, për të cilin tha se Emiratet janë shembull për t’u marrë në këtë drejtim, referuar edhe shqiptarëve të arrestuar në Dubai së fundmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga objektivat e mia është që koha e gjetjes e atyre në kërkim të jetë sa më e shkurtër.
Një vend për të marrë eksperienca. Po negociojmë një marrëveshje në fushën e financimit të një sistemi monitorimi me kamera e radarë në rrugët e qyteteve për të mundësuar pakësimin e numrit të policëve në rrugë”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?