Kamera kap deputetin e PS: Me dosje dhe kokëulur (FOTOLAJM)
Ndaj tij ka akuza nga opozita dhe nga pronarë të tokave në bregdet. Deputeti i PS-së, Alket Hyseni gjatë seancës së sotme plenare, është fotografuar i përqëndruar duke lexuar një dosje të kuqe.
Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së u distancua hapur dhe i tha deputetit të tij se duhet të dilte të jap llogari para shqiptarëve dhe të provonte pafajësinë e tij, përballë akuzave për vjedhje prone.
Siç duket, Hyseni ia ka dëgjuar fjalën të parit të qeverisë, dhe pritet të japë “llogari” lidhur me çështjen e pronave për të cilat akuzohet se ka grabitur në Dhërmi.

KOHA JONË SONDAZH

