Kamëz, 22-vjeçari kapet me 14 kallëpe tritoli

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Kamzës, pasi në oborrin e banesës së tij u gjëtën 14 kallëpë të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol.

Në pranga u vu Fatjon Leka, 22 vjeç.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plasmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?