Kamëz, 39-vjeçari kapet duke transportuar 6 klandestinë drejt Malit të Zi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili po transportonte në drejtim të Shkodrës  për në Mal të Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria.

Në kuadër të operacionit  “Kamza” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Q., banues në Bathore-Kamëz, i cili po i transportonte klandestinët me një makinë “Ford”.

“Ky shtetas u kap në rrugën “Demokracia” në Kamëz, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5 Kamëz, duke transportuar në drejtim të Shkodrës 6 emigrant të paligjshëm me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirt kundrejt fitimit. Emigrantët e paligjshëm, tre nga Siria dhe tre nga Iraku iu dorëzuan në Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?