Kamëz/Vrasja e 53-vjeçarit, familjarët: Drejtësi ose hakmarrje

Janë të tronditur nga vrasja e të vëllait nga dy të rinjtë, por familjarët e 53-vjeçarit Agim Boci kërkojnë drejtësi, ose të në kundërtën, vëllai i të ndjerit përmend  hakmarrjen. Rifat Buci, thotë se plumbi që kapi në zemër të vëllain, mund të kishte kapur edhe kunatën e tij.

”Policia rëndësi ka që i ka kapur në kohë rekord, që natën e parë më tha shefi i komisariatit i ka pasur brenda. E ka fajin pushka se ai ia ka drejtuar edhe gruas që e ka plagosur. Siç i ra vëllait në zemër, do ti binte edhe asaj. Mirëpo e ka fajin pushka. Dhe përdorim një fjalë ne kur të fal pushka të falet gjaku. Por të vijë tjetri të ç’njerëzojë familje. Po ti shkoj atij djali ta ç’njerëzoj, si i vjen atij? A njeh familje? Më mirë më kërkon 10 mijë lekë dhe ti jap unë”,tha për ”Ora News”.

Lume Dika, motra e Agimit tregon çfarë i ka thënë Merita, e cila ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve. ”Tani kemi folur me gruan tek spitali dhe tha: Më kanë thënë, lekët! U kam thënë, tha, çfarë lekësh kërkoni ju, është djersa ime.Në të parën kanë gjuajtur, tha, dhe jam rrëzuar. Në atë kohë, tha, ka dalë burri që ka qenë duke seleksionuar mallin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?