Kamikazi i Parisit, me kartë telefonike shqiptare

Në një raport konfidencial të policisë franceze dhe shërbimeve sekrete, të publikuar nga ‘Newsweek’ në gjuhën serbe, thuhet se kamikazi Ibrahim Abdeslam, vëllai i Salah Abdeslam dhe terroristë të tjerë përdornin karta telefonike të Shqipërisë e Kroacisë.

Konkretisht, në dokumentet e shërbimit të inteligjencës franceze thuhet se terroristët kanë pasur dy telefona Samsung dhe në njërin prej tyre kishte kartë telefoni të Shqipërisë e në tjetrën të Kroacisë.

Nuk dihet ende ku dhe si janë blerë kartat telefonike. Po ashtu, raporti tregon dhe për korrespondencat e policisë franceze me Samsung dhe Google.

Nga dokumentet, po ashtu është mësuar se Hasna Ait Bulahcen, e vrarë nga policia pas sulmeve të Parisit, Abad Abaaoui, ka folur disa herë me një numër telefoni celular në Kroaci.

SHKARKO APP