Kamioni “bosh” në Shkup, policia italiane kishte lënë vetëm një pako nga 1.3 ton kokainë

Dalin detaje të reja nga superoperacioni antidrogë në fshatin Krushopek të komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut ku u sekuestruan 1.3 ton kokainë që ishin futur përmes një kontenieri me banane.

Në operacion veç policisë maqedonase janë përfshirë edhe forcat policore italiane dhe DEA amerikane.

Lënda narkotike ishte nisur nga Kolumbia, por policia italiane kishte zbuluar kanalin përmes të cilit do transportoheshin 1.3 ton kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve jo-zyrtare të Tv21 policia italiane kishte lënë vetëm një qese që peshonte 1 kg në kamionin e mbushur me banane me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani policia ka arrestuar të paktën 3 vetë, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?