Kamioni hyn mes turmës në Gjermani, 3 të vdekur dhe 30 të plagosur
Të paktën 3 të vdekur dhe tridhjetë të plagosur raportohet të jetë bilanci tragjik i atij që duket në pamje të parë si një sulm terrorist në qytetin Muenster të Gjermanisë.
Raportohet se në orët e pasdites një kamion është futur në mes të turmës në qendër të Muenster.
Bild raporton se një operacion i madh policor është në proces me një pjesë të qytetit të vjetër të blinduar tashmë nga forcat policore dhe një prezencë të lartë të zjarrfikëseve dhe ambulancave.


KOHA JONË SONDAZH

