Kamioni me 1.3 ton kokainë, Artan Hoxha: Porositësit nuhatën pikasjen nga policia, pse u dërgua në Maqedoni
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në studion e Abc News operacionin e kapjes së 1.3 ton kokainë në Maqedoni duke theksuar se bëhet fjalë për grupe shumë të fuqishme të trafikut të lëndëve narkotike.
Përballë Endri Xhafos, Artan Hoxha shpjegoi se trafikantët dyshuan se mund të ishin pikasur nga policia duke ndryshuar destinacionin final të kamionit me kokainë.
Sipas tij, destinacioni ishte porti i Koperit në Slloveni, por trafikantët i ndryshuan destinacionin duke e dërguar në Maqedoni, ku edhe ndërhyri policia duke kapur katër persona.
Ndër të tjera, Artan Hoxha tha:
Dje pati një përpjekje për mënyrën se si rrodhi informacioni për të dëshmuar me një informacion që policia jonë ishte e përfshirë.
Ka qënë një operacion i kontrolluar nag DEA dhe DIA italiane. Ata hoqën kokainën dhe kanë vendosur allçi dhe paracetamol. Një operacion i ngjashëm u bë edhe për kokainën në Shqipëri.
Praktika është që vihet një objekt tjetër i ngjashëm që të mos dallohet me dorë nga pritësit. Ndryshe mund ta dallojnë, siç ndodhi që Gentian Malindi e kuptoi dhe u zhduk në rastin e operacionit në Shqipëri pak muaj më parë.
Pjesa e ngarkesës prej 1.3 ton është hequr në Itali. Wshtë lejuar të lëvizë kamioni me banane. Ka shkuar në portin e Tivarit. Në këtë port, ngarkesa është vonuar disa ditë. Ka patur dyshime nga ata që e kanë porositur. Fillimisht ata nuk janë paraqitur për ta marrë, pastaj janë paraqitur, por kanë ndryshuar destinacionin. Destinacioni final ishte qyteti port i Sllovenisë. Bëhet fjalë për Koperin.
Aty ishte pika kua ajo do të tërhiqej nga trafikantët. Në fakt, ngarkesa ka qendruar në Tivar. Aty kanë dyshuar dhe kanë ndryshuar destinacionin duke e çuar në drejtim të Maqedonisë.
Kanë zgjedhur të kalojnë nga territori shqiptar. Kanë qenë tre konteinerë. Njëri nga konteinerët ka patur ngarkesën. Kanë hyrë nga Hani i Hotit në Shkodër dhe ishte në ndjekje. Policia i kishte vendosur GPS duke e ndjekur.
Janë njoftuar autoritetet tona, kyresisht skuadrat Operacionale.
Para tyre lëvizte një automjet tjetër. Të tre kamionët me shoferë malazezë dhe shoqëruer shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Kanë bërë një ndalesë në Shkodër për kafe. Kanë ardhur në Tiranë dhe kanë kaluar në drejtim të Elbasanit.
Kanë ndaluar gjithashtu edhe në Xibrakë të Elbasanit ku ka një kafe. Gjatë gjithë lëvizjes janë monitoruar. Ka patur një ndyshim se mos ndërhynin për ta marrë drogën.
I vetmi problem ka qenë tek vendet ku kanë ndaluar se mos vinte dikush dhe merrte kokainën.
Gjatë lëvizjes në territorin shqiptar kanë ecur normalisht deri në Qafë Thanë për të hyrë në Maqedoni. Pastaj në zonën e Sarajit është kapur.
U dha lajmi për 1.3 ton, por aty është lënë 1 kg kokainë.
Janë arrestuar vetëm njerëz të rangut të ulët, si shoferi, transprtuesi, etj., por nuk janë ata që e porositën.
Gazetari theksoi se personat që porosisin kokainën nuk prekin mallin, ata thjesht bëjnë organizimin transportit.
Kokaina nuk ka të bëjë me grupet që veprpojnë në territorin e Shqipërisë apo që janë nga Shqipëria. Autoritetet tona e kanë përgëzuar operacionin sot.
Duke parë historikun e fundit dhe duke parë veprimet e grupeve shqiptare të trafikut të kokainës dukej e veshtirë, por tani ata janë bërë shumë të rendësishem.
Shqiptarët merren me atë që quhet shitja me shumicë. Një sasi e blerë me 2 mijë dollar në Ekuador vjen ketu me çmime që shkoijnë nga 32-35 mijë paund. Kur ajo ndahet, në varësi të pastërtisë shkon në disa dhjetra mijëra.
Shqiptarët kanë shkuar tek shumica dhe janë bërë agresivë. Kanë kapur pikat e hyrjes së kokainës si portet e Roterdamit apo Anverse në Belgjikë.