Kamioni në tragetin që u nis nga Durrësi me veshje mjekësh të falsifikuara, mediat italiane japin detaje
Një ngarkesë prej 10,000 kapele një përdorimshe dhe 2300 këmisha mjekësh të falsifikuara u sekuestruan nga Agjencia Doganore në portin e Ankonës, raportojnë mediat italiane.
Materialet ishin të prodhuara në Shqipëri, me markën CE, por që ishte e falsifikuar.
Ato u gjetën brenda një kamioni, sapo ai zbarkoi nga një traget që vinte nga Durrësi, dhe ishin destinuar për një tregtar në provincën e Veronës.
Duke analizuar të dhënat, doganierët, pas kontrolleve të materialeve mjekësore dhe dokumentacionit shoqërues, pikasën
Marka CE ne keto veshje tregon në fakt për konsumatorin një garanci të sigurise së produktit, duke dëshmuar cilësinë e tij. Nuk ka detaje mbi gjeneralitetet e drejtuesit të kamionit, apo prodhuesit e tyre.