Kamioni përplaset me makinën në aksin Burrel – Klos, disa të lënduar

Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Burrel – Klos.

Raportohet se një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një auto-veturë në fshatin Zall-shoshaj duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra.

Makinat është dashur të rrinë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin aksidente pasi tre ura në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën.

Pak kohë më parë në këtë urë për pak sa nuk u shkaktua një tragjedi ku një mjet doli nga rruga për tju shmangur përplasjes duke përfunduar në humnerë. BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?