Kamioni shtyp për vdekje një maroken në Vorë, ende asnjë gjurmë për autorin

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vorë. Burime zyrtare bëjnë me dije se një kamion ka përplasur për vdekje një shtetas maroken, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në orën 21:00, por ende kur kanë kaluar rreth 20 orë nga ngjarja e rëndë, nuk është bërë i mundur identifikimi i dhe kapja e autorit.

“Më datë 18.12.2020, rreth orës 21:00, në Vorë, dyshohet se një mjet kamion ende i paidentifikuar, nga pakujdesia ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin maroken me iniciale M.M. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP