Kamionit të ushtrisë i prishen frenat, përplas 7 makina në Tiranë

Një kamion i forcave të armatosura shkakton aksident në unazë, duke dëmtuar 7 makina.

Sipas policisë rrugore, shkak i aksidentit ka qenë dëmtimi i menjëhershëm i frenave të kamionit, duke sjell goditjen e 7 makinave që ndodheshin në rrugën e tij dhe të parkuara anash unazës.

Fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale, si dhe ka pasur disa lëndime të vogla të drejtuesit të kamionit dhe të njërës nga makinat që nga goditja prekka përfunduar në krahun tjetër të rrugës duke goditur një makinë tjetër.

Sipas policisë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegimet për ngjarjen.

SHKARKO APP