Kamp për refugjatët e ISIS në Shqipëri? Vlahutin pranon se…
Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka reaguar ditën e sotme për lajmet e fundit se në vendin tonë do të ngrihej një qendër reahabilitimi për ish-luftëtarët e ISIS. Nga Berati ajo tha se nuk është e vërtetë. “Ajo për të cilen është folur është të pasurit e një qendre studimore, por nuk ka asnjëlloj ideje për të pasur kamp”, ka thënë Vlahutin.
Ka BE-ja ndonjë ide për ngritjen e kampeve të azilantëve?
Jo, është tërësisht një keqintepretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtypi kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund tjua siguroj që është absolutisht një jo. Pra ideja është që ajo për të cilën është folur prej një kohe të gjatë është të pasurit e një qendre, e cila është një qendër studimore, ku kolegët mund të diskutojnë, të shohin fenomenin se çfarë po ndodh. Absolutisht nuk ka asnjë lloj ideje për të pasur një kamp të tillë.
Pra ideja është që ka dy arsye sepse është diskuatuar kjo lloj gjeje e qendrës. E para e punës sepse është mirë që të vendoset këtu sepse shteti shqiptar po bën një punë shumë të mirë kur bëhet fjalë për punën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parnadalimit të tij dhe nga ana tjetër Shqipëria ka një model të mirë të harmonisë fetare dhe kjo e bën një vend shumë të mirë për të pasur një qendër rajonale që e përsëris absolutisht që nuk ka të bëjë me të kthyerit.
KOHA JONË SONDAZH

