Kampet, alternativa e vetme për fëmijët në verë
Në mungesë të organizimeve nga vetë institucionet arsimore shtetërore, pas mbarimit të vitit shkollor, prindërit kërkojnë ku se do të shkojnë fëmijët, edhe pse alternavitat nuk janë të shumta.
Një prej këtyre alternativave janë kampet verore, të organizuara nga subjekte private dhe që prindërve u kërkohet të paguajnë. Në Durrës, në këto kampe fëmijët, kryesisht nga mosha 6 e deri ne 12 apo 13 vjeç, angazhohen me aktivitete të ndryshme argëtuese e sportive. Por ajo që është më kryesorja mbahen larg të qëndruarit pasiv në shtëpi, apo para ekraneve të celularëve apo tableteve.
Nga ana tjetër, jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë kampet verore për fëmijët dhe në këto kushte kërkohet edhe ndihma e shtetit. Kampet verore do t’i frekuentojnë ato fëmijë që prindërit e tyre kanë mundësi financiare. Të tjerët, do t’i dorëzohen kushteve familjare, televizorit apo celularëve.