“Kampi”, deputeti i PS: Edhe ne kemi pasur refugjatë, na ka hapur dyert Italia

Opozita nuk ka lejuar as  sot zhvillime normale në komisionet parlamentare. Demokratët akuzuan qeverinë se po pranon të grumbullojë refugjatët e Lindjes së Mesme, për të marrë në shkëmbim hapjen e negociatave javën e ardhshme.

Por socialistët në Komisionin e Sigurisë thanë se nuk ka asnjë skenar të tillë dhe ju kërkuan kundërshtarëve të mos hapin panik. Por, në mesin e debatit do të tërhiqte vëmendjen deklarata e deputetit socialist, Vullnet Sinaj, i cili i kujtoi kolegëve të tij të opozitës kohën e eksodeve masive të shqiptarëve në Itali, 20 vite më parë.

“Sa shpejt i harruat kampet që na hapi Italia për refugjatët tanë që vajtën në Itali. Sa shpejt e harruat që sa keq na ka ardhur kur atje një pjesë e klasës politike që thoshte për ne terroristë. Shqipërinë do ta bëjmë bashkë, por jo me tensione kaq të mëdha. Uleni pak tensionin. Rrimë këtu freskët në këtë sallë dhe bëjmë fushatë. Jo. Atje kur të vijë radha. Tani shkoni te njerëzit atje se kanë halle, se nuk po shoh njeri atje”- iu drejtua deputeti i PS-së Vullnet Sinaj anëtarëve të Komisionit të Sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Report Tv - Deputeti Vullnet Sinaj: Edhe ne kemi pasur refugjatë, na ka hapur dyert Italia

/Report Tv

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?