Kampi i refugjatëve në Shëngjin, ministri Tajani: Marrëveshja sipas rregullave të BE-së

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani thotë se marrëveshja që qeveria italiane nënshkroi me Tiranën për të ngritur qendra në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve nuk është e paligjshme.

“Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar është në përputhje me të gjitha ligjet e BE-së. Është shumë e ndryshme nga marrëveshjet e tjera që janë arritur nga vendet e tjera. Ajo synon të sigurohet që personat që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, u tha Tajani gazetarëve në fund të një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Tokio.

Komisioni Evropian ka thënë se ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me detajet e marrëveshjes. Të martën, kreu i Partisë Demokratike (PD) Elly Schlein tha se marrëveshja “duket në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe evropian”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?