Kampi i të rinjëve të LRI-së. Zv/presidentët e Rinisë Socialiste Europiane: I inkurajojmë për të ndryshuar situatën

Zv/presidentët e Rinisë Socialiste Europiane, kanë përshëndetur kampin e LRI-së në Jalë, ku kanë inkurajuar të rinjtë për të ndryshuar situatën në Shqipëri. ”Është e rëndësishme që gjatë një periudhe të tillë ku kemi kriza të shumëfishta në botë, si kriza sanitare, problemet klimatike apo rrënimit të demokracisë në disa shtete, që ne të vazhdojmë të takohemi, të vazhdojmë të diskutojmë dhe të vazhdojmë të luftojmë për vlerat tona, për solidaritet dhe për një sistem të drejtë dhe për drejtësi”. Në LRI sumer camp këtë janë 160 të rinj të cilët janë votues për herë të parë. Kampi po zhvillohet duke respektuar masat anti covid.

Mesazhet e plota nga zv/presidentët

Friso Ages- zv president i Rinisë Socialiste Europiane Young European Socialist (YES) Netherlands-Hollandë

E dashur Floida dhe Lëvizja Rinore për Integrim! Është kënaqësi për mua që të dërgoj përshëndetjet e mia nga Hollanda. Është për t’u admiruar që organizoni kampin tuaj veror pavarësisht situatës së Covid-19 Ishte një kenaqësi të isha në Shqipëri nje vit më parë në mbledhjen e presidiumit tonë të parë. Tani shpresoj si zv. president i YES për çështjet ekonomike që Bashkimi Evropian nuk do të harrojë fqinjët tanë gjatë një krize të tillë. Ju uroj një kamp veror sa më të bukur!Elisha Winckel, zv president i Rinisë Socialiste Europiane( YES ) Luksemburg

Gledis Kryeziu- sekretari ndërkombëtar i Rinisë Socialiste në Luksemburg (JSL)

Përshëndetje, unë jam Elisha dhe jam një nga zëvendës presidentët e të Rinjve Europianë Socialistë. Siç kanë bërë edhe disa nga kolegët e mi, edhe unë do të doja t’ju dërgoja mbështetjen time më të madhe nga Luksemburgu, prej qytetit të Schengenit, për ju dhe kampin tuaj veror. Është e rëndësishme që gjatë një periudhe të tillë ku kemi kriza të shumëfishta në botë, si kriza sanitare, problemet klimatike apo rrënimit të demokracisë në disa shtete, që ne të vazhdojmë të takohemi, të vazhdojmë të diskutojmë dhe të vazhdojmë të luftojmë për vlerat tona, për solidaritet dhe për një sistem të drejtë dhe për drejtësi. Të dashur miq nga Shqipëria, emri im është Gledis dhe jam sekretari ndërkombëtar i Rinisë Socialiste (JSL) në Luksemburg. Fatkeqësisht nuk mundëm të merrnim pjesë fizikisht në kampin veror në Shqipëri prandaj po ju dërgojmë këtë video.

Sara Costa – zv Presidente e Rinisë Socialiste Europiane (YES – Young European Socialists). Austri

Përshëndetje Floida, përshëndetje Lëvizja Rinore për Integrim. Une jam Sara, jam zv presidente e YES , jam aktive në forumin e rinisë socialiste në Austri dhe dua t’ju uroj të gjithëve më të mirën për kampin tuaj veror. Jam e sigurt se do t’ju japë shumë forcë, jo vetëm sepse e di që po kaloni një periudhë intensive me sfidat tuaja politike por edhe prej krizës globale me të cilën po perballemi të gjithë tani dhe që kanë vënë në dukje se pikëpamjet tona politike dhe çdo gjë për të cilën luftojmë janë më të rëndësishme se kurrë. Do te doja te isha atje me ju, të shkëmbenim pikëpamjet tona politike për një botë më të mirë, me solidaritet dhe barazi. Fatkeqësisht kjo nuk është e mundur, por shpresoj se mbase mund ta shohim njëri-tjetrin së shpejti, mbase në Vienë, mbase në Shqipëri, mbase diku tjetër në botë. Me shpresë që deri atëherë të qëndroni të sigurt, të bëni qef dhe ta shijoni kampin tuaj veror. Ju uroj gjithë të mirat!

Enric López Jurado, zv president i YES( Rinisë Socialiste Europiane) Spanjë

Të dashur miq të Lëvizjes rinore për integrim në Shqipëri. Faleminderit shumë që më ftuat të bashkohem në këtë video për kampin tuaj veror. Uroj që të keni një kamp veror frytdhënës me diskutime të mira dhe të keni ide te reja dhe interesante për transformimin e shoqërive tona në shoqëri më të hapura, me më shumë drejtësi dhe barazi. Gjithashtu dua t’ju uroj të kaloni shumë mirë në kampin tuaj veror në këtë periudhë problematike dhe sfiduese nga kriza e Covidit. Ju uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që në kamp të bëni qejf. Feliz Summer Camp!

Ana Pirtskhalava, sekretare e përgjithshme e Internacionales së të Rinjve Socialistë (IUSY) dhe e Rinisë Socialiste Europiane (YES)

Përshëndetje, unë jam Ana Pirtskhalava, sekretarja e përgjithshme e IUSY dhe YES. Kam dëgjuar se ju do te bëni kampin tuaj veror së shpejti i cili starton nesër. E mbaj mend shumë mirë dhe kam kujtime shumë të bukura nga kampi i IUSY në 2017 ku ju na mikpritët në Jalë. Gjithashtu, edhe pse rrethanat e kësaj kohe janë sfiduese, sërish doja t’iu uroja një kamp veror të frytshëm dhe mezi pres t’iu takoj në kampin veror të ardhshëm të organizuar nga IUSY ose YES.

SHKARKO APP