Kampi MEK kryente sulme kibernetike drejt Lindjes së Mesme
Dy muaj më parë SPAK-u nisi hetmet për grup të strukturuar kriminal, pas të dhënave se anëtarë të kampit të muxhahedinëve kishin kryer sulme kibernetike nga baza e Manzës.
Mësohet se janë sekuestruar 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme.
Sulmet kibernetike dyshohet se kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme, dhe ”Top Channel” shkruan se ky detaj do të raportohet pasi të përfundojë akt ekspertiza shkencore.
Më herët i njëjti prokuror, hetoi një ish-anëtar të kampit, Bijan Poldrag, që më pas u rekrutua nga ambasada iraniane në Tiranë dhe nga garda revolucionare në Iran, jo vetëm për të spiunuar anëtarët e kampit të MEK në Manzë, por edhe për të përgatitur një sulm terrorist në Shqipëri.