Kampi në Siri, fëmijët shqiptarë po rrëmbehen

Fëmijët shqiptarë të mbetur në kampin Al Hawl në Siri po rrëmbehen nga çadrat. Për rikthimin e tyre autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë iniciativë konkrete. Fëmijët e moshave 11-vjeç e sipër po rrëmbehen nga brendësia e kampit nga ushtarët kurdë, ndërsa askush nuk ka informacion se përse po ndodh diçka e tillë apo dhe ku dërgohen.

7 familje, kryesisht nënat dhe fëmijët e tyre, prej 1 viti e gjysmë ndodhen në kampin Al Hawl në veri të Sirisë. Burgu prej 80 mijë personash kontrollohet nga forcat kurde. Sipas autoriteteve të kampit, e vetmja mënyrë për të tërhequr nënat dhe fëmijët është vendosja e kontakteve zyrtare nga pala shqiptare me administratën e kampit.

Prej më shumë se 6 vitesh, familjet e tyre nuk i shohin, komunikimet kanë qenë të rralla, ndërsa gjendja në kampin Al Hawl në Siri vështirësohet dita ditës. Prej më shumë se 1 viti, familjet kërkojnë riatdhesimin e tyre. Në deklaratat zyrtare të institucioneve shqiptare përmendet puna, e cila vijon ende për shqiptarët e mbetur në Al Hawl por deri më tani nuk ka iniciativa konkrete, veç vajtjes ne Liban të ministrit të Brendshëm për Alvin Berishën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?