Kampi për refugjatët, Bumçi: marrëveshje unike, e pazbatuar në asnjë vend tjetër. Do sjellë pasoja për shoqërinë shqiptare
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi ka folur për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin. Për kjo është një marrëveshje unike, shumë e veçantë, e pazbatuar në asnjë vend tjetër dhe si e tillë duhet të kishte një diskutim të gjerë për të bërë transparencë dhe për të arritur në një konsensus. Bumçi thotë se kjo sjell pasoja për vendin, për shoqërinë shqiptare, për sigurinë, për ndikimin që do të ketë në komunitetin ku do të vendosen.
”Kjo është një marrëveshje unike, shumë e veçantë, e pazbatuar në asnjë vend tjetër dhe si e tillë duhet të kishte një diskutim të gjerë për të bërë transparencë dhe për të arritur në një konsensus. Cilat janë pasojat për Shqipërinë nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje? Kemi të bëjmë me një popullsi që është sa popullsia e Bashkisë së Lezhës.
Si mund të kalojë pa asnjë diskutim një marrëveshje e tillë, e cila bëhet për herë të parë në Bashkimin Evropian? Kjo sjell pasoja për vendin, për shoqërinë shqiptare, për sigurinë, për ndikimin që do të ketë në komunitetin ku do të vendosen. Mënyra se si sillet kryeministri sikur është një kontratë private e tij, ky nuk është një lajm i mirë. Ky nuk është çifligu i zotit Rama, kjo është Republika e Shqipërisë”,-tha në ”A2cnn”.