Kampionati europian zhvendos faljen e namazit të Kurban Bajramit nga sheshi “Skënderbej” në bulevard

Këtë të diel që vjen, 16 Qershor, besimtarët myslimanë do të kremtojnë festën e Kurban Bajramit, ose i njohur ndryshe si Bajrami i vogël. Festa e Kurban Bajramit është festa e dytë më e madhe në Islam, e cila afron më tëpër besimtarët me krijuesin nëpërmjet lutjeve dhe sakrificës.

Festa e Kurban Bajramit është të përkujtojë devocionin e Profetit Ibrahim ndaj Allahut dhe gatishmërinë e për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin. Besimtarët mendojnë se në pikën e flijimit, Zoti zëvendësoi Ismailin, (djalin e profetit Ibrahim) me një dash, i cili do të therej në vend të tij. Ky urdhër nga Zoti ishte një provë e gatishmërisë dhe përkushtimit të Profetit Ibrahim për t’iu bindur urdhrit të Zotit të tij, pa diskutim. Prandaj, Kurban Bajrami do të thotë festa e sakrificës.

Në varësi të vendit, festimet e Kurban Bajramit mund të zgjasin diku midis dy dhe katër ditësh. Akti i Kurbanit (kurbani) kryhet pas Faljes së Bajramit (Lutjet e Bajramit).

Por, ndryshe nga Bajramet e tjera, në Tiranë falja e Kurban Bajramit nuk do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, për shkak se është ngritur një “Fan Zone”, ku do të ndiqen ndeshjet e kampionatit europian.

Për këtë arsye, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se falja e namazit të Kurban Bajramit do të mbahet ditën e diel, në orën 06:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Njoftimi i plotë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e dielë, më datë 16.06.2024, në orën 06:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Programi i Kurban Bajramit

05:30 – Hapja e programit, Ejup Lila
05:35 – Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
05:40 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
05:50 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:00 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 – Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

SHKARKO APP