Kamza do të këtë pedonalen e saj, nisin punimet, qeveria nuk jep asnjë fond për Bashkinë

Edhe Kamza do të ketë pedonalen e saj. Kjo bashki ka nisur punimet për ndertimin e pedonales dhe sheshit te ri te qytetit, projekt i cili po zbatohet me fondet e bashkise. Ky projekt sipas  bashkisë ishte gati dhe punimet mund të nisnin për t’u realizuar që vitin e kaluar por Bashkia priste financim nga qeveria dhe ato nuk erdhen kurrë.

Në njoftimin për shtyp të shprëndarë nga Bashkia Kmëz thuhet se pavarësisht shkresave me 135 projekte konkrete të dërguara në qeveri, Rama nuk ka financuar asnjë, duke i diskriminuar politikisht banorët e Kamzës.

Porjekti i pedonales përgjatë Bulevardit Blu do të shtrihet nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”. Me realizimin e këtij investimi, do të krijohet një rikualifikim urban në shërbim të qytetit, që do të ketë një sipërfaqe 4936 metra katrorë në shëtitore për mbarë qytetarët e Kamzës. Përveç lehtësimit të lëvizjes për qytetarët, pedonalja do të ofrojë edhe hapësira të tjera në dispozicion të tyre atyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?