Kamza i jep Ibrahim Bashës titullin “Qytetar Nderi”

 

 

Kamëza i jep Ibrahim

Bashës titullin “Qytetar Nderi”

 

Pas propozimit të kryetarit të bashkisë z. Xhelal Mziu , Këshilli Bashkiak në mbledhjen e sotme në mënyrë unanime i ka dhënë ish-efektivit të Forcave Speciale të vrarë në krye të detyrës titullin : -“Qytetar Nderi”, pas vdekjes më motivacionin: -“Në shenje mirënjohje për kontributin e pakushtëzuar në ushtrimin e detyrave të tij shtetërore, si një njeri që ka shërbyer me dinjitet dhe përkushtim ndaj vendit të tij, duke rritur vlerat jo vetëm personale por dhe të qytetit të Kamëz ku banonte”

Bashkia Kamëz i jep Ibrahim Bashës titullin “Qytetar Nderi”. Pas propozimit të kryetarit të bashkisë z. Xhelal Mziu , Këshilli Bashkiak në mbledhjen e sotme në mënyrë unanime i ka dhënë ish-efektivit të Forcave Speciale të vrarë në krye të detyrës titullin : -“Qytetar Nderi”, pas vdekjes më motivacionin: -“Në shenje mirënjohje për kontributin e pakushtëzuar në ushtrimin e detyrave të tij shtetërore, si një njeri që ka shërbyer me dinjitet dhe përkushtim ndaj vendit të tij, duke rritur vlerat jo vetëm personale por dhe të qytetit të Kamëz ku banonte”. Po Këshilli Bashkiak pas propozimit të bashkisë Kamëz ka vendosur emërtimin e shkollës 9-vjeçare në lagjen “Bulcesh” Kamëz me emrin “Ibrahim Basha”. Kujtojmë që Ibrahim Basha pas shpallej Dëshmor i Atdheut do dekorohej me ‘Shqiponjën e Artë’ nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Kush ishte Ibrahim Basha?

Ibrahim Basha u lind më 14 maj 1984 në fshatin Zall-Mner të Tiranës. Mësimet e para i mori në shkollën e fshatit Bulçesh, atje ku kaloj edhe fëmijërinë. Pasi mbarimit të shkollës 8-vjeçare u shpërngul së bashku me familjen e tij në Kamëz ku përfundoi dhe shkollën e mesme. Më pas Ibrahim Basha bëri kërkesë për të vajtur ushtar ku shërbeu në repartin Komando të Zall-Herrit.

Ai vendosi që do të qëndronte në ushtri ku nisi kursin fillestar Komando e njëkohësisht ishte edhe komandant grupi. Më pas nisi kursin bazë Komando, për nënoficer. Në 2005 u përzgjodh të ishte pjesë e trupave paqeruajtëse në Irak përkrah trupave amerikanë ku me tu kthyer nga ky mision nisi kursin bazë për Nënoficer (Pjesë e Lidershipit), në 2006. Në 2007 do të përzgjidhej që të ishte përsëri pjesë e trupave paqeruajtëse në Irak kohë në të cilën kishte përfunduar me sukses kursin për rritje në gradë, duke marrë gradën N/Tetar. Pas kthimit nga Iraku, nisi kursin “Elita Komando” dhe do e përfundonte më sukses. U regjistrua në Universitetin Bujqësor të Tiranës në degën Agro-Mjedis part-time (me kohë të pjesshme). Në 2009 Ibrahimi u bë përsëri pjesë e trupave paqeruajtëse ‘Operation Iraqi Freedom’. Në mars të 2009 filloi kursin bazë të Forcave Speciale, të cilin e mbaroj me sukses duke u bërë kështu pjesë e FS. Në prill të 2010 nisi kursin bazë të N/Oficerit me specialitet xhenjo. Në vitet 2010-2013 ka bërë tre specializime në Itali, Gjermani e Francë. Në gusht të 2013 do të bëhej përsëri pjesë e trupave paqeruajtëse në Afganistan, nga ku do kthehej me certifikata e medalje. Në janar të 2014 do i jepej medalja ‘NON-ARTICLE 5 NATO’ (për shërbime me NATO-n, në lidhje me operacionet e ISAF-it) nga NATO (Andres Fogh Rasmussen).

Në 2008 Ibrahimit i ishte dhënë një medalje nga nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami “Për Shërbime Ndërkombëtare, Për korrektësi në zbatimin e detyrave”. Gjatë qëndrimit në misionet paqeruajtëse Ibrahim Basha mundi të mbaj sa më lart e emrit të Shqipërisë. Në këto operacione Ibrahim Basha ka sjellë më vete plot 6 medalje e disa certifikata mirënjohje nga Forcat e Armatosura Amerikane. Në korrik të 2014 do të fillonte kursin për t’u bërë pjesë e forcave RENEA të policisë dhe bërë pjesë të Forcave RENEA në dhjetor të 2014. Më 24 qershor 2015 do qëllohej befasisht në Lazarat, duke humbur jetën e duke iu ndërprerë në mes rrugëtimi i tij i ri.

 

 

SHKARKO APP