Kamza kërkon 172 vetë personel në kopshte e shkolla – Mziu: Nevoja është konkrete

Procesi mësimor për vitin e ri shkollor 2018-2019 ka nisur me një mungesë personeli të theksuar në qytetin e Kamzës. Deklarata ka ardhur nga kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, gjatë vizitës së tij në shkollën ‘Azem Hajdari’, ku uroi mësuesit, nxënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Duke u ndalur te problematikat, sipas Mziut Kamza ka nevojë për 172 vetë personel shtesë, kryesisht për sanitare, roje dhe sekretare shkollash.

“Nevoja është konkrete, e konstatueshme në terren dhe emergjente për mungesë sanitaresh, rojesh si dhe sekretare shkollash. Plotësimi i këtij personeli nga MASR është i detyrueshëm në kuadër të plotësimit të detyrimeve ligjore bazuar në reformën territoriale me VKM “Për transfertat specifike, për financimin e funksioneve të deleguara, ku në vartësi të pushtetit vendor kalon personeli i kopshteve, çerdheve dhe konvikteve”, u shpreh Mziu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke fajësuar ministrinë dhe qeverinë për këtë shqetësim, Mziu tha se nuk është marrë asnjë masë për t’iu përgjigjur nevojave që kanë këto institucione. Sipas tij, bazuar në inspektimet e kryera në terren, rezulton se rreth 50% e fëmijëve nuk shkojnë në kopësht për shkak të mungesës së edukatorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky diskriminim që ministria dhe qeveria i bën Kamzës është i papranueshëm dhe i patolerueshëm, sepse numri i personelit është i vogël, ku dua të theksoj që një pjesë e mirë e shkollave dhe kopshteve nuk kanë fare ose kanë mungesë personeli. Te numri i punonjësve ndihmës MASR nuk ka planifikuar fare punonjës mirëmbajtës. Nga studimi, ose më saktë nga konstatimi në terren që kemi bërë si Bashki, theksoj që Kamza ka nevojë për personel shtesë; 95 edukatorë kopshtesh, 19 sanitare, shkollash, 33 roje, 25 mirëmbajtës, pra në total 172 personel shtesë”, tha Mziu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?