Kanabis dhe heroinë, dy të arrestuar në Krujë

Policia e Shtetit vijon me kontrollin e territorit sa i përket evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit të uniformave blu, janë goditur dy raste në rrethin e Krujës ku janë sekuestruar 17 kg kanabis dhe një sasi heroine, ndërsa janë arrestuar dy shtetas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

B. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës rreth 14 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa bimë narkotike cannabis sativa.

Swiss Digital Mobile Reklama

V. U., 36 vjeçe, banuese në Tapizë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 15 gr. fara bime narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 435 gr. lëndë narkotike e dyshuar heroine”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?