Kanabis drejt Greqisë/ Në pranga grupi, mes tyre edhe avokati Mosku

Operacioni antidrogë i zhvilluar mbrëmë në Kapshticë çoi në pranga disa persona, mes të cilëve avokatin Joni Mosku. Nga aksioni është kapur edhe një sasi e konsiderueshme kanabis, por nuk ka ende të dhëna për peshën e saj.

Ky grup trafikantësh ishte prej muajsh nën hetim nga policia, ndërsa mbrëmjen e djeshme nisi operacioni për goditjen e këtij grupi. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin kanabis përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe e çonin atë drejt Greqisë.

Aksioni vijon ende të zhvillohet, ndërsa pritet një deklaratë nga policia e Korçës për të zbardhur detaje të tjera se si zhvillohej ky trafik ndërkombëtar i drogës.

SHKARKO APP