Kanabis në oborr, 4 të arrestuar brenda një familje në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë katër persona, të akuzuar për kultivim dhe shitje të bimëve narkotike.

Policia njoftoi se të arrestuarit janë shtetasit: Nikollë Marashi, 62 vjeç, Florjan Marashi, 27 vjeç, Altin Marashi, 38 vjeç dhe Ervin Marashi, 19 vjeç, që të gjithë banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pas gjetjes së një parcele të mbjellë me bimë narkotike të llojit hashash në oborrin e banesës së tyre.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në cilësinë e provës materiale 4 kilogramë marijuanë. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikesh” si dhe “Kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim”.

SHKARKO APP